Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pse nuk luan Rocco Vata me Shqipërinë? Flet babai i tij, Rudi Vata
    Ballina-2

    Pse nuk luan Rocco Vata me Shqipërinë? Flet babai i tij, Rudi Vata

    29/01/2025 18:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rocco Vata po ecën shkëlqyeshëm me Watfordin dhe deri tani mesfushori i djathtë i avancuar ka luajtur 19 ndeshje dhe ka realizuar 3 gola.

    Shpesh është bërë diskutimi se përse djali i ish-kapitenit të Shqipërisë nuk luan me kombëtaren shqiptare?!

    Po a mund të luajë dikush, për kombëtaren sado i talentuar të jetë, pa pasur një ftesë nga trajnerët?

    Nuk mundet! Në kombëtare luajnë ata që përzgjidhen dhe ftohen nga stafet, jo ata që vetëm e ëndërrojnë atë.

    Por le të kthehemi te Rocco Vata… Vetëm 19 vjeç, ai deri tani ka luajtur me të gjitha moshat e kombëtares se republikës së Irlandës, teksa ka dalë nga akademia e Celtic.

    Së fundmi presidenti i FSHF ka përmendur edhe emrin e tij si një nga talentet që është ftuar në kombëtare, por nuk është bindur.

    Top Channel kontaktoi babain e Roccos, Rudi Vatën, i cili tha se nuk ka asnjë ftesë apo kontakt zyrtar nga FSHF.

    “Jam ende në Shkodër, sepse isha i ftuar te ceremonia e ‘Topit të Artë’. Së pari dua ta falënderoj presidentin e FSHF, Armand Duka, sepse tregoi respekt! Së dyti, mund t’ju them se nuk ka kontaktuar askush ne Roccon, apo me ne si familjarë. Natyrisht, nëse do ketë kontakte në të ardhmen, do të jetë Rocco ai që do të vendosë. Deri tani ai është fokusuar te puna dhe puna po shpërblehet. Ka ende shumë për të bërë, por është në rrugën e duhur”, tha fillimisht Rudi Vata.

    Kur u pyet nëse vetë ai ka kontaktuar dikë nga Federata për të birin, Vata deklaroi: “Kur vjen puna për t’i shërbyer kombit, gjërat nuk funksionojnë me ‘vetofrim’. O ke diçka për t’i dhënë, ose nuk e ke. Ne jemi shumë të vegjël para Shqiptarisë… Nëse stafi dhe do ta shohë të arsyeshme, Rocco do marrë një vendim. Tani as që e kemi diskutuar, sepse nuk kemi pse kalojmë në hipoteza. Madje dikush më pyeti pasi kishte marrë vesh se Sylvinho ishtë në Angli për të parë lojtarë. E vërteta është se nuk ishte aty për Roccon. Ne nuk kishim asnjë njoftim. As Rocco dhe as ne si familje. Por është e drejtë e stafit të përzgjedhë. Nuk e paragjykoj punën e tyre”, tha Vata.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.