Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    PSG bën detyrën ndaj Nantes dhe shkëputet në krye
    Ballina-2

    PSG bën detyrën ndaj Nantes dhe shkëputet në krye

    18/02/2024 00:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Paris Saint-Germain bën detyrën në transfertën e Nantes, duke fituar me rezultatin 0-2 në sfidën e luajtur për llogari të javës së 22-të të Ligue 1.

    Ishin miqtë ata që poseduan në pjesën më të madhe topin, megjithatë rastet për të shënuar ishin deri diku të balancuara.

    Vendasit gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, por goli i Pallois në minutën e 45+3’ u anulua për pozicion të parregullt.

    Ndërsa sfida ishte në barazim pa gola, Lucas Hernandez “theu akullin” në minutën e 60’, duke gjetur golin dhe duke i dhënë avantazhin ekipit të PSG-së.

    Vlen të theksohet se sulmuesi Kylian Mbappe e nisi këtë ndeshje nga stoli, duke u aktivizuar në minutën e 62’ në vend të Asensio-s.

    Francezi ia doli që të ishte protagonist duke fituar penallti dhe e ekzekutoi më së miri në minutën e 78’, duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij dhe njëkohësisht duke vulosur këtë takim.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.