Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    PSG dhe Chelsea akord për huazimin e Ziyech, por vonoi kontrata, çfarë pritet të ndodhë me të ardhmen e marokenit
    Ballina-1

    PSG dhe Chelsea akord për huazimin e Ziyech, por vonoi kontrata, çfarë pritet të ndodhë me të ardhmen e marokenit

    01/02/2023 10:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Hakim Ziyech mendoi se u transferua me sukses në formë huazimi te PSG-ja në limitet e mbylljes së merkatos, madje ka negociuar edhe vetë mes dy klubeve që marrëveshja të mbyllet me sukses.

    Sulmuesi i Çelsit ndoqi një kalvar të vërtetë për të mbërritur deri te firma me kampionët e Francës, e cila vonoi për shumë orë pasi Chelsea, sipas francezëve, po tregohej shumë kokëfortë në bisedime. Sulmuesi maroken ndërkohë, kishte kaluar vizitat mjekësore dhe priste në hotel, duke këmbëngulur se dëshironte vetëm transferimin në Paris, ndonëse Chelsea kishte oferta edhe nga klube të tjera.

    Transferimi i Mudrikut dhe Maduekes i bënte të pamundura hapësirat për marokenin në “Stamford Bridge”, ku ai luante që prej vitit 2020 dhe fitoi edhe Ligën e Kampioneve që në sezonin e parë.

    Por pas mesnate, kur Chelsea dhe PSG firmosën kontratën, blutë e Londrës nuk arritën në kohë për të dorëzuar dokumentacionin, duke e lënë pezull fatin e së ardhmes së sulmuesit. PSG bëri apel në Ligën Franceze të Futbollit, por nëse gjërat qëndrojnë kështu, atëherë gjithçka do dështojë.

    TË LIDHURA

    Juventusi avancon në fazën nokaut

    22/06/2025 20:18

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, takohet me talentin Leon Avdullahu

    22/06/2025 20:01

    Zyrtare: Mevlan Zeka firmos me klubin rumun, kontratë dy vjeçare për top shënuesin e Superligës së Kosovës

    22/06/2025 19:58

    Një tjetër futbollist kosovar transferohet në Rumani

    22/06/2025 18:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.