Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    PSG e do largimin e Neymarit – futbollisti më i shtrenjtë në histori pritet të nxirret në shitje në verë
    Ballina-1

    PSG e do largimin e Neymarit – futbollisti më i shtrenjtë në histori pritet të nxirret në shitje në verë

    13/02/2023 19:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Paris Saint-Germaini dëshiron që Neymar të largohet në rastin më të parë të mundshëm, pas kritikave kundrejt bashkëlojtarëve në humbjen nga Monaco.

    Kampioni francez thuhet ta ketë humbur durimin me brazilianin dhe janë të gatshëm ta vendosin në listën e shitjeve në afatin kalimtar veror – njofton Foot Mercato.

    Zyrtarët e PSG-së nuk janë të kënaqur me performancat e paqëndrueshme të 31-vjeçarit prej se është kthyer nga Kampionati Botëror, ndërsa një e tillë ishte pikërisht ndaj Monacos.

    Pas kritikave ndaj bashkëlojtarëve Vitinha dhe Hugo Ekitike, si edhe pas zënkës me këshilltarin sportiv, Luis Campos, raportohet se klubi e ka humbur durimin.

    Neymar ka kontratë me parisienët deri në vitin 2027, mirëpo qëndrimit të tij në Parc des Princes duket se po i afrohet fundi.

    Braziliani nënshkroi për PSG-në nga Barcelona në verën e vitit 2017 për transferim rekord prej 222 milionë eurosh, ndërsa që atëherë i ka shënuar 117 gola dhe ka dhuruar 76 asistime në 171 ndeshje.

    TË LIDHURA

    UEFA konfirmon datat dhe oraret e klubeve kosovare në garat evropiane

    23/06/2025 13:10

    Me 10 lojtarë që nga minuta e 7-të, por të pamëshirshëm – Real Madridi mposht Pachucan bindshëm

    22/06/2025 23:10

    Rrahmani: Krenar që arrita suksesin e Maradonës

    22/06/2025 22:32

    Zyrtare: Melvan Adili transferohet te Gjilani 

    22/06/2025 20:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.