Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    PSG fiton spektaklin ndaj yjeve të klubeve saudite – nëntë gola, Ronaldo shkëlqen
    Ballina-1

    PSG fiton spektaklin ndaj yjeve të klubeve saudite – nëntë gola, Ronaldo shkëlqen

    19/01/2023 21:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Paris Saint – Germain kanë fituar miqësoren e luksit në Riad të Arabisë Saudite duke mposhtur me rezultat 4-5 një ndeshje me yje Al Nasr & Al Hilal all Stars – PSG. Ronaldo (34’, 45+6’), Jang Hyun – Soo (56’) dhe Talisca (90+4’) shënuan për  Al Nasr & Al Hilal all Stars kurse Messi (3’) Marquinhos (43’), Ramos (53’), Mbappe (60’) dhe Ekitike (78’)  

    Skuadra ku luajnë Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar ia ka dalë që ta mposhtë skuadrën e Al Nasr & Al Hilal all Stars, një skuadër kjo e kombinuar me yjet të Pro Lig të Arabisë Saudite.

    Qysh në fillim të ndeshjes PSG shënuan golin e parë në këtë ndeshje që erdhi në minutën e tretë. Neymar gjeti në mënyrë perfekt Messi që finalizoi për rezultat 0-1.

    https://streamja.com/embed/yb10r

    Megjithatë, një ndërhyrje e Bravos në fytyrë në Ronaldon bëri që gjyqtari të akordoi penallti për vendasit. Atë në gol e shndërroi Cristiano Ronaldo në minutën e 34-të.

    https://streamja.com/embed/27KZ6

    PSG u mendua që do të këtë vështirësi pasi që mbeti me një futbollist më pak kur Juan Bernat u ndëshkua me karton të kuq për shkak të faullit që shkaktoi në lojtarin e fundit të Al Nasr & Al Hilal all Stars.

    Megjithatë, në minutën e 43-të Kylian Mbappe gjeti në mënyrë të përkryer mbrojtësin Marquinhos që finalizoi për t’i kaluar në epërsi përsëri vendasit.

    https://streamja.com/embed/vjpQp

    Por, Al Nasr & Al Hilal all Stars nuk u dorëzua dhe shënuan gol në minutën e 6-të shtesë të pjesës së parë. Përsëri i saktë për të shënuar ishte Ronaldo.

    https://streamja.com/embed/0ZgKn

    Pjesa e dytë përsëri nisi më mirë për PSG të cilët erdhën të goli në minutën e 53-të, kur Kylian Mbappe përsëri do të asistonte, kësaj radhe për mbrojtësin tjetër të skuadrës së tij Sergio Ramos.

    https://streamja.com/embed/Opk0X

    Tre minuta më vonë Al Nasr & Al Hilal all Stars, shënoi golin e barazimit. Martinez krosoi për Hyun-Soo që shënoi me kokë për rezultat 3-3.

    https://streamja.com/embed/1mbe6

    PSG kaloi përsëri në epërsi, kësaj radhe Mbappe shënoi gol nga penalltia për rezultat 3-4.

    https://streamja.com/embed/o529l

    Pas kësaj shumica e futbollistëve yje të PSG dolën nga fusha, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon derisa PSG shënoi edhe golin e pestë pas një kundërsulmi të shpejt, ku i saktë ishte Ekitike.

    https://streamja.com/embed/pO7Ja

    Krejt në fund, Talisca i Al Nasr & Al Hilal all Stars shënoi golin e fundit në këtë takim.

    https://streamja.com/embed/manLV

    Ndeshja përfundoi me rezultat 4-5.

    TË LIDHURA

    Interi mezi e mposht skuadrën japoneze

    21/06/2025 23:09

    Zyrtare: Lorik Boshnjaku transferohet te Gjilani

    21/06/2025 22:10

    Drilon Hazrollaj shënon golin e parë me Rapidin

    21/06/2025 20:42

    Zbulohet paga që Granit Xhaka do ta fitojë te Milani

    21/06/2025 18:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.