Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    PSG fiton Superkupën e UEFA-së, mposht Tottenhamin pas penalltive
    Ballina-2

    PSG fiton Superkupën e UEFA-së, mposht Tottenhamin pas penalltive

    13/08/2025 23:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Paris Saint-Germain e ka fituar Superkupën e UEFA-s, duke mposhtur Tottenhamin përmes penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 2-2.

    Fillimisht, skuadra londinez e nisi fuqishëm takimin, duke bërë presion mbi fituesin e Ligës së Kampionëve.

    PSG u kundërpërgjigj në disa raste, por u mungoi efikasiteti, duke u dukur i barabartë me Spurs në fushë.

    Por, me kalimin e minutave, skuadra franceze shtoi presionin, duke lënë më shumë hapësira në defanzivë.

    Andaj, aty Tottenhami i ndëshkoi, duke shënuar për 1-0 me anë të Micky van de Ven në minutën e 39-të.

    PSG u mundua që deri në përfundim të pjesës së parë të shënonte golin e barazimit, mirëpo nuk ia doli, duke shkuar në pushimin mes pjesëve në disavantazh.

    Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për Tottenhamin, duke shënuar golin e dytë qysh në minutën e 47-të me anë të Christian Romeros që realizoi me kokë.

    Në minutën e 67-të, Bradley Barcola kishte menduar se kishte shënuar, por gjyqtari anësor e anuloi golin e tij për pozicion jashtë loje.

    PSG u mundua nga të gjitha anët dhe Kang-In Lee ishte ai që ngushtoi epërsinë e Spurs në 2-1, kur realizoi në minutën e 85-të.

    Tottenhami nuk ia doli të mbahej deri në fund, pasi parisienët i barazuan shifrat në 2-2 me anë Goncalo Ramos (90+4′).

    Kështu, ndeshja shkoi direkt në ekzekutimin e penalltive, pasi UEFA ka hequr vazhdimet, ndërsa nga 11 metra, PSG ia doli të triumfonte me katër penallti të realizuara.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.