Futboll ndërkombëtar

PSG-ja interesohet për Mikel Artetan

PSG-ja interesohet për Mikel Artetan

Paris Saint-Germaini, që do të ndryshojë sërish trajner këtë verë, është ndër klubet e mëdha evropiane që po monitorojnë Mikel Artetan. Parisienët nuk pritet që të vazhdojnë bashkëpunimin me Christoph Galtier, me të cilin dështuan gjithashtu edhe këtë sezon në Ligën e Kampionëve. PSG-ja po kërkon një trajner të ri, që mund t’i sigurojë atyre

Besnik Batusha

Paris Saint-Germaini, që do të ndryshojë sërish trajner këtë verë, është ndër klubet e mëdha evropiane që po monitorojnë Mikel Artetan.

Parisienët nuk pritet që të vazhdojnë bashkëpunimin me Christoph Galtier, me të cilin dështuan gjithashtu edhe këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

PSG-ja po kërkon një trajner të ri, që mund t’i sigurojë atyre suksesin edhe jashtë Francës.

Dhe, sipas “The Sun”, klubi nga kryeqyteti francez po monitoron situatën e Artetas.

Arsenali raportohet se ka stopuar bisedimet me spanjollin për zgjatje të kontratës, për të shmangur çdo shpërqendrim nga gara për titull.

41-vjeçari me londinezët ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Arsenali është skuadra e parë që Arteta e drejton si trajner. Ai u emërua në këtë pozitë në dhjetor të vitit 2019.

Nën drejtimin e tij, “Topçinjtë” e kanë fituar njëherë Kupën FA dhe Superkupën e Anglisë.

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions