Paris Saint-Germaini ka kthyer sytë nga sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah. Kështu ka raportuar të mërkurën “Fichajes”. Ylli i Egjiptit pritet të largohet gjatë verës nga skuadra angleze pavarësisht vazhdimit të kontratës në fillim të sezonit aktual.
Liverpooli mund të fitojë shumë nga shitja e sulmuesit egjiptian. Interesim më të madh ka shprehur PSG-ja, që planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në verën e këtij viti. Lionel Messi nuk e ka vazhduar ende kontratën, ndërsa Kylian Mbappe ka kërkuar largimin nga skuadra franceze.
30-vjeçari me Liverpoolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Në sezonin aktual ka shënuar 22 gola dhe ka kontribuar me 11 asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat.