Futboll ndërkombëtar

PSG në telashe jo vetëm nga Mbappe, drejtori përgatit dorëheqjen!

PSG në telashe jo vetëm nga Mbappe, drejtori përgatit dorëheqjen!

Situata te PSG duket tejet e tensionuar, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat më të mëdha europiane. Kështu, pasi po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një krisje të raportit mes Kylian Mbappe dhe drejtuesve të PSG, me sulmuesin që po kërkon largimin nga skuadra në merkato e janarit, tashmë kryeqytetasit marrin një

Besnik Batusha

Situata te PSG duket tejet e tensionuar, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat më të mëdha europiane. Kështu, pasi po shtohen gjithnjë e më shumë zërat për një krisje të raportit mes Kylian Mbappe dhe drejtuesve të PSG, me sulmuesin që po kërkon largimin nga skuadra në merkato e janarit, tashmë kryeqytetasit marrin një tjetër goditje.

Kjo pasi këshilluesi sportiv i PSG, Luis Campos po mendon gjithnjë e më shumë për të paraqitur dorëheqjen. Campos duket i indinjuar nga fakti që në klub nuk respektohen hierarkitë ndërsa së fundmi, 58-vjeçari ka një raport të ndërlikuar me presidentin AL-Khelaifi dhe drejtorin sportiv Antonio Henrique.

Campos ka mbetur i pakënaqur me Henrique prej merkatos verore me drejtorin që nuk mundi të transferonte në Paris të gjithë objektivat e klubit. Kështu, pas mosmarrëveshjeve, Campos ndjehet i tradhëtuar nga klubi dhe është pranë dorëheqjes vetëm gjashtë muaj pasi u bë pjesë e parizienëve.

MbappePSG

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions