Pas barazimit pa gola në javën e parë ndaj Lorient, Paris Saint-Germain ka ndarë pikët edhe me Toulouse.
Skuadra e Luis Enrique-s nuk ka mundur të marrë më shumë se barazimi 1-1 në transfertë e Toulouse, ndonëse ishte ajo e cila diktoi ritmin e kësaj sfide.
Fraksioni i parë u mbyll me porta të paprekura, megjithëse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat.
Nga ana tjetër, pjesa e dytë nisi me disa ndryshime për PSG-së, që në minutën e 51-të aktivizoi Kylian Mbappe dhe Dembele-n.
Efekti i ndryshimeve ishte menjëhershëm te parisienët, pasi në minutë e 62’ Mbappe do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, penallti të cilën e fitoi vetë, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Avantazh që zgjati deri në minutën e 87’, kur Aboukhlal barazoi për vendasit, me këtë të fundit që po ashtu realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas javës së dytë të Ligue 1, Toulouse renditet në vend të tretë me katër pikë, teksa PSG-ja në vend të tetë me dy pikë.