Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    PSG pranon ofertën rekorde të Al Hilal për Mbappen
    Ballina-1

    PSG pranon ofertën rekorde të Al Hilal për Mbappen

    24/07/2023 18:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Paris Saint-Germain ka pranuar ofertën rekorde të Al Hilal prej 300 milionë euro për të nënshkruar me Kylian Mbappen.

    PSG në pronësi të Katarit beson se të paktën pesë klube janë të interesuara për nënshkrimin e kapitenit të Francës, raporton Sky Sports News.

    Kampionët francezë i kanë dhënë leje Mbappes të flasë me klubin saudit.

    24-vjeçari ishte nxjerrë në shitje nga kampionët francezë, të cilët e kanë lënë gjithashtu jashtë turneut parasezonal të klubit në Japoni dhe Korenë e Jugut.

    PSG bëri të ditur se do të përfshinte vetëm lojtarë që besojnë se janë të përkushtuar ndaj klubit.

    Marrëdhëniet mes Mbappes dhe PSG kanë qenë të tensionuara që kur sulmuesi francez tha muajin e kaluar se nuk do të rinovonte kontratën e tij, e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm, kur ai mund të largohej falas nga Parisi.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.