Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    PSV-ja ia shkakton humbjen e parë Arsenalit
    Futboll ndërkombëtar

    PSV-ja ia shkakton humbjen e parë Arsenalit

    27/10/2022 20:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    PSV-ja ia ka shkaktuar humbjen e parë Arsenalit në Ligën e Evropës këtë sezon.

    Ekipi holandez ka fituar të enjten mbrëma në “Philips Stadion” me rezultatin 2:0 ndaj Arsenalit të trajnerit Mikel Arteta që luajti me formacion të kombinuar, duke mos inkuadruar ekipin më të mirë.

    Kjo fitore ia siguron kalimin në fazën e nokautit PSV-së. Por, ekipi nga Holanda është në garë tani edhe për vendin e parë pasi ka dhjetë pikë, dy më pak se Arsenali.

    Joey Veerman (56’) dhe Luuk de Jong (63’), realizuan golat e fitores për PSV-në.

    Tek Arsenali titullar ishte Granit Xhaka i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

    TË LIDHURA

    Reali i bashkohet Parisit në gjysmëfinale, fiton ndeshjen dramatike

    06/07/2025 00:05

    Gjesti që ‘rrëmbeu’ zemrat e tifozëve: Dembele ia dedikoi Jotas golin e realizuar ndaj Bayern Munich

    05/07/2025 20:37

    PSG-ja kalon në gjysmëfinale, eliminon Bayernin në një ndeshje dramatike

    05/07/2025 20:14

    Rrahmani pritet të qëndrojë te Napoli

    05/07/2025 19:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.