Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Publikohen pamjet e para të Messit në Inter Miami, argjentinasi mbërriti i pari në stërvitje
    Ballina-1

    Publikohen pamjet e para të Messit në Inter Miami, argjentinasi mbërriti i pari në stërvitje

    14/07/2023 18:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi ka mbërritur në ambientet e klubit të Inter Miamit, teksa po pritet që edhe zyrtarizimi i tij të bëhet së shpejti.

    “TyC Sports” ka publikuar pamjet e para të yllit argjentinas në klubin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

    Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit mbërriti pak pas orës 7:20 të mëngjesit në ambientet e klubit dhe ishte i pari që mbërriti.

    Këtë të premte “pleshti” do të ketë seancën e tretë stërvitore që nga ardhja e tij në Miami, e dyta së bashku me shokët e skuadrës dhe të shtunën do ta bëjë sërish vetëm sepse skuadra do të jetë në Misuri për t’u përballur me St. Louis City.

    Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” përshëndeti gazetarët e pranishëm teksa mbërriti në terrenin e klubit. Ai ka firmosur autografe dhe ka bërë fotografi me fansat.

    36-vjeçari do të prezantohet te Inter Miami më 16 korrik.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.