Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Publikohen vlerat e reja për Albi Mall Superligën – Ballkani klubi më vlefshëm, Dellova dhe Bejtullahu mbajnë primatin e lojtarëve
    Ballina-1

    Publikohen vlerat e reja për Albi Mall Superligën – Ballkani klubi më vlefshëm, Dellova dhe Bejtullahu mbajnë primatin e lojtarëve

    17/11/2023 14:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt ka bërë sot (e premte) përditësimin e fundit në Superligën e Kosovës, duke vendosur vlera të reja për klubet dhe lojtarët.

    Kampionati elitar i Kosovës apo i njohur ndryshe si Albi Mall Superliga ka vazhduar me rritjen e vlerës së skuadrave dhe lojtarëve.

    Nga përditësimi i fundit, Superliga ka pasur një rritje prej shtatë milionë euro, pasi nga vera kur vlente rreth 21 milionë euro, tani vlen rreth 28 milionë.

    Ekipi me vlerën më të madhe padyshim se është kampioni në fuqi, Ballkani, i cili vlerësohet 6.93 milionë euro, shkruan Telegrafi.

    Pas Ballkanit vijnë Llapi i dyti vlerë 4.77 milionë euro dhe Drita e treta me vlerë 4.72 milionë euro.

    Ballkani është skuadra më e vlefshme në Superligën e Kosovës

    Pas tyre vijnë Gjilani i katërti me vlerë 3.89 milionë, Prishtina e pesta me vlerë 3.22 milionë euro dhe Dukagjini i gjashti me vlerë 3.13 milionë euro.

    Në vendin e shtatë renditat Malisheva me vlerë 2.88 milionë euro, Liria e teta me vlerë 1.76 milionë eurosh, Feronikeli ’74 i nënti me 1.70 milionë euro dhe Fushë Kosova e dhjeta me vlerë 1.38 milionë euro.

    Përveç ekipeve, rritje të ndjeshme ka pasur edhe tek futbollistët, duke pasur tashmë çmime të mira në treg për shitje.

    Më vlerësimin e ri, dy lojtarë vlejnë nga 600 mijë euro, dy të tjerë nga 550 mijë  dhe tre të tjerë vlejnë nga 500 mijë euro.

    Lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës janë mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova dhe ai i Gjilanit, Egzon Bejtullahu, me nga 600 mijë euro, shkruan Telegrafi.

    Dellova dhe Bejtullahu, futbollistët më të vlefshëm në Albi Mall Superligën e Kosovës

    Pas tyre vijnë Lindon Emërllahu i treti me vlerë 550 mijë euro dhe Qëndrim Zyba, Ilir Krasniqi dhe Jose Cobian në pozitat pasueses me vlerë nga 500 mijë euro.

    Reklama

    Në dhjetëshen e më të vlefshmëve gjenden edhe Rron Broja, Nazmi Gripshi dhe Valmir Veliu me vlerë nga 450 mijë euro dhe Edvin Kuc me vlerë 400 mijë euro.

    Vlerë prej 400 mijë eurove kanë edhe Albert Dabiqaj i 11-ti, Muharrem Jashari i 12-ti dhe Drilon Hazrollaj i 13-ti. /Telegrafi/

    TË LIDHURA

    Muriqi e tregon pagën te Mallorca

    25/07/2025 20:26

    Rashica fishkëllehet nga tifozët e Beshiktashit

    25/07/2025 20:25

    Pajtohen Calhanoglu dhe Lautaro

    25/07/2025 20:13

    Ron Raçi niset drejt Hajdukut të Splitit – talenti kosovar gati për hapin e madh në Kroaci

    25/07/2025 16:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.