Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Publikohet lista e Kosovës, ka emra të rinj
    Ballina-1

    Publikohet lista e Kosovës, ka emra të rinj

    30/05/2025 14:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të premten gjatë ditës është publikuar lista e përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjet miqësore të muajit të ardhshëm. 

    Ka mungesa të rëndësishme, por edhe emra të rinj. 

    Mungon kapiteni Amir Rrahmani, sulmuesit Vedat Muriqi e Edon Zhegrova si dhe portieri Arijanet Muriq.

    Prej emrave të rinj është Bledian Krasniqi, mesfushori i Zurichut. 

    “Dardanët” më 6 dhe 9 qershor i luajnë të dy ndeshjet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

    Më 6 qershor ballafaqohen me Armeninë, ndërsa tri ditë më vonë ballafaqohen me Përfaqësuesen e Komoreve. 

    Përfaqësuesja e Komoreve duket kundërshtare e lehtë në letër, por të përzgjedhurit e Franco Fodas pritet të sfidohen. 

    Komoret janë kualifikuar në Kupën Afrikane që në dhjetor të këtij viti dhe janar të vitit të ardhshëm mbahet në Marok, pasi e fitoi grupin ku ishin Tunizia, Gambia dhe Madagaskari. 

    Komoret ishin edhe temë politike në Kosovë. Ky shtet ka njohur Kosovën më 14 maj të viti 2009. Në vitin 2018 kishte pretendime nga Serbia dhe Rusia se ky vend ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.