Sporte tjera

Purvis, MVP i javës së katërt në elitën e basketbollit kosovar

Purvis, MVP i javës së katërt në elitën e basketbollit kosovar

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e katërt në elitën e basketbollit, ku u zhvilluan tri ndeshje. Peja regjistroi fitoren e katërt me radhë, duke mundur në udhëtim Vëllaznimin. Më i merituari për këtë fitore ishte Rodney Purvis. Amerikani e përfundoi ndeshjen me 30 pikë, tri kërcime dhe katër asistime, duke e pasur indeksin 32. Purvis

Besnik Batusha

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e katërt në elitën e basketbollit, ku u zhvilluan tri ndeshje.

Peja regjistroi fitoren e katërt me radhë, duke mundur në udhëtim Vëllaznimin.

Më i merituari për këtë fitore ishte Rodney Purvis. Amerikani e përfundoi ndeshjen me 30 pikë, tri kërcime dhe katër asistime, duke e pasur indeksin 32. Purvis shënoi gjashtë trepikësha nga nëntë tentime.

Ponte Prizreni ia shkaktoi humbjen e katërt kampionit aktual, Golden Eagle Ylli. Indeksin më të lartë te prizrenasit e kishin Ëayne Arnold dhe Ivan Koljeviq. Arnold ndeshjen e përfundoi me 28 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim, kurse Koljeviq me 17 pikë, shtatë kërcime dhe 13 asistime.

Bashkimi shënoi fitoren e dytë në këtë edicion, duke mundur Rahovecin. Te prizrenasit lojtarët më të dalluar ishin Daniel Lekndreaj me 15 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime, si dhe Altin Morina me 22 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Top 5

Rodney Purvis (Peja) 30 pikë, 3 kërcime, 4 asistime

Wayne Arnlod (Ponte Prizreni) 28 pikë, 9 kërcime, 1 asistim

Ivan Koljeviq (Ponte Prizreni) 17 pikë, 7 kërcime, 13 asistime

Daniel Lekndreaj (Bashkimi) 15 pikë, 11 kërcime, 4 asistime

Altin Morina (Bashkimi) 22 pikë, 5 kërcime, 4 asistime.

BasketbollPejaPurvis

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë