Momente frike të madhe në Eindhoven ku gjatë ndeshjes mes PSV dhe Sevillas, një tifoz hyri në fushë dhe tentoi të sulmojë portierin spanjoll Dmitrovic, i cili ishte shumë i ftohtë dhe iu përgjigj atij sulmi duke e kapur atë djalin me kapuç. Tifozi u bllokua para se të vinin lojtarët e të dyja skuadrave dhe policia. Pamjet mezi u pane në televizion, por shpejt hynë në domenin publik përmes rrjeteve sociale.
Ndeshja e parë mes Sevillas dhe PSV përfundoi 3-0. Një sukses i qartë që qetësoi andaluzianët të cilët vendosën mes shtyllave portierin rezervë Dmitrovic, i cili gjatë ndeshjes së dytë, saktësisht tre minuta nga fundi, u sulmua nga një tifoz që kishte bërë një pushtim të vërtetë.
Jo një paraqitje apo një xhiro në fushë, por një sulm në shënjestër ndaj portierit të skuadrës spanjolle, i cili pasi dëgjoi disa fjalë ofenduese dhe ndjeu rrezikun, iu kundërpërgjigj duke bllokuar ose më saktë duke imobilizuar atë djalin, i cili mbeti I qetë në tokë.
Gjyqtari Daniele Orsato ndërpreu ndeshjen, lojtarët e Sevillas u vërsulën drejt zones së penalltisë dhe tentuan të ndajnë dy pretendentët. Dmitroviç e kishte imobilizuar atë tifoz, i cili me siguri u arrestua menjëherë pas kësaj, dhe me siguri do të ndalohet nga stadiumet holandeze.
Portieri serb në një bisedë të zjarrtë me Cadena COPE ka përdorur fjalë mjaft të qarta dhe në reagimin e tij tha: “Nëse më sulmojnë do të mbrohem. Më mirë të mos them se çfarë do t’i kisha bërë dhe për fat kam mbetur i vetedijshem në vendin ku kam qenë”.
