Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Puthja ndaj futbollistes cilësohet “dhunë seksuale”, ish-presidenti i Federatës Spanjolle duhet të dalë para gjykatës
    Ballina-1

    Puthja ndaj futbollistes cilësohet “dhunë seksuale”, ish-presidenti i Federatës Spanjolle duhet të dalë para gjykatës

    25/01/2024 13:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Luis Rubiales, ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, do të jetë i detyruar të dalë para gjykatës për t’iu përgjigjur akuzës për “dhunë seksuale” e jo vetëm.

    Vendimi ka ardhur nga gjykatësi i Gjykatës Kombëtare, Francisko De Horge,.i cili ka hedhur poshtë apelimin e ish-drejtuesit, duke vendosur përfundimisht që çështja të shkojë për gjykim.

    Rubiales puthi futbollisten e Spanjës, Jeni Hermoso, pas finales së fituar në Botërorin e Femrave dhe sipas gjykatësit ajo puthje nuk kishte qenë konsensuale, me drejtuesin i cili kishte vendosur në mënyrë ”të njëanshme” dhe “të papritur”. Përveç kësaj, Rubiales duhet të përgjigjet edhe për trysninë që vendosi ndaj futbollistes që ajo që të pretendonte se kishte bërë gjithçka me dashje.

    “Trysnia që u ushtrua ndaj futbollistes të kombëtares së femrave krijoi një situatë ankthi dhe stresi intensiv”, shkruhej në vendimin e gjykatës. Përveç Rubiales, para drejtësisë do të përgjigjen edhe drejtori sportiv Albert Luke, ish-trajneri i kombëtares së femrave, Horge Vilda, si dhe ish-përgjegjësi i marketingut të Federatës, Ruben Rivera, të cilët i kanë bërë presion asaj që të deklaronte publikisht që puthja kishte qenë konsensuale.

    Rubiales do të jenë nën gjykim për “dhunë seksuale” dhe “presion”, ndërsa të tjerët vetëm për “presion”.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.