Ege një tifoz i vogël i Galatasaray, i cili u shpëtua nga rrënojat në Hatay pas tërmetit në Turqi, i dërgoi përshëndetje Bafetimbi Gomis me fanellën e tij në foto. Një përgjigje erdhi nga Gomis për Ege.
Bafetimbi Gomis, sulmuesi francez i Galatasaray-t, i ka dërguar një mesazh Eges, i cili u nxor nga rrënojat në tërmetin që ndodhi në Kahramanmaras dhe preku 10 provincat tjera.
Gomis, i cili ndau një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha: “Mund ta zvogëlojmë dhimbjen duke e ndarë këtë foto. Ne ishim te Ege mbrëmë. Por ai ishte në gjumë, nuk e shqetësuam, nuk mund të flisnim. Shpresoj të ju shoh sot. Që dje babai i tij Yener, është vëllai im, Aslan Ege u bë nipi im. Çfarëdo që të jetë e nevojshme do të bëhet për ta. Familja Galatasaray”, shkroi futbollisti.
