Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Qysh erdhi deri te largimi i Andin Lokajt nga RTK-ja në mes të Botërorit
    Ballina-2

    Qysh erdhi deri te largimi i Andin Lokajt nga RTK-ja në mes të Botërorit

    11/12/2022 16:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Andin Lokaj mbrëmë ka dhënë lajmin se është larguar nga televizioni publik (RTK). Por si erdhi deri te ky largim? 

    Me anë të një statusi në Facebook, ai njoftoi se po largohej nga RTK-ja duke lënë të nënkuptohej se ndeshja çerekfinale e Botërorit “Katar 2022” mes Portugalisë dhe Marokut ishte ndeshja e fundit që e kishte komentuar. 

    “Këto ishin emocionet e mia të fundit pas pesë vitesh në RTK. Më nuk do të jem pjesë e televizionit publik,” – kishte shkruar z. Lokaj.

    Lokaj është një prej komentatorëve më me nam në vend, që kishte bërë bujë me mënyrën e tij autentike të komentimit. Por, çka çoi deri te largimi? 

    Procedurat disiplinore

    Gazeta Nacionale po provon të kontaktojë z. Lokaj, por ai nuk është ende i qasshëm. Lokaj është parë duke ‘festuar’ largimin e tij me kolegët nga RTK-ja në një klub nate, ku edhe e kishte shkruar “Freedom!” (shq. Liri). 

    Andin Lokaj njihet për qëndrimet e tij të zjarrta në mbrojtje të Kombëtares së Kosovës, por në një moment kishte shkuar paaaak larg. 

    “Paramendo mos me pasë fitu sonte kundër këtyre që kur kemi lujtë ne kosovarët TOP, ata në stadion veç ushtarë të tupit, trunin të Enverit i kanë pasë në tribuna,” – kishte shkruar ai. 

    E kishte pasur fjalën për Shqipërinë. Po luhej ndeshja mes Kosovës U-21 dhe Shqipërisë U-21, e të cilën e kishin fituar kosovarët me rezultat 2-1. 

    Ai ishte shpallur i ‘padëshirueshëm’ edhe nga ana e tifogrupit kryeqytetas “Plisat”.

    Pas reagimit të madh publik kishte pasuar nisja e procedurave disiplinore nga ana e menaxhmentit të kaluar të RTK-së. Dhe, këto procedura disiplinore duket se nuk i ka pritur aspak mirë komentatori me përvojë megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar nëse kjo çështje është arsyeja për largimin e tij. 

    Sidoqoftë, duhet thënë se në terrenin sportiv, kishte pasur një lloj rivaliteti të shtuar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pas një fitoreje 3-0 të Kosovës ndaj Shqipërisë në ndeshje miqësore, ish presidenti i Shqipërisë atëbotë, i ndjeri Bujar Nishani kishte sharë publikisht trajnerin e Shqipërisë atëbotë, Christian Panuccin duke e quajtur edhe “sharlatan”. 

    PËRDITËSIM: 

    Nacionales sapo i është kthyer përgjigje nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, z. Shkumbin Ahmetxhekajt, në lidhje me çështjen. 

    “Andin Lokaj nuk është larguar nga puna. Jam njoftuar se vendimi është personal por ende nuk kam pranuar kërkesën zyrtare nga ana e tij për përfundimin e kontratës.” – i tha Nacionales ai.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.