Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Qytet i vogël – me të arritura të mëdha, Ballkani dhe Ylli e bënë Suharekën “mbretëreshë” të sportit këtë vit
    Ballina-1

    Qytet i vogël – me të arritura të mëdha, Ballkani dhe Ylli e bënë Suharekën “mbretëreshë” të sportit këtë vit

    31/12/2022 20:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Suksesi i Ballkanit në futboll dhe i Golden Eagle Yllit në basketboll, kanë bërë që qyteti i vogël i Kosovës, Suhareka, të duket madhështore në sportin kosovar gjatë vitit 2022.

    Ballkani triumfoi në Superligën e Kosovës duke u stolisur me titullin e parë të kampionit për herë të parë në histori.

    Përveç kësaj, lavdinë edhe më të madhe Ballkani e bëri në Ligën e Konferencës, duke arritur të kualifikohet në grupe dhe të arrijë rezultate të mira, por që në fund nuk i mjaftuan të kalojë grupin.

    Golden Eagle Ylli, ekipi suharekas arriti të mbrojë titullin e kampionit në elitën e basketbollit kosovar si dhe të bëjë gara për herë të parë edhe në FIBA Europe Cup.

    Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç e ka cilësuar vitin 2022 si më të suksesshmin. Mesfushori nga Mali i Zi tha se po e shijon jetën në Suharekë.

    “Sigurisht që viti 2022 do ta kujtojë si vitin më të suksesshëm deri më tani. Për herë të parë u bëmë kampionë të Kosovës. Luajtëm në Evropë dhe për herë të parë luajtëm në fazën e grupeve të një gare evropiane (Liga e Konferencës). Për sa kohë të jem i respektuar, e shijojë Suharekën, kam takuar shumë miq të mirë, familja ime dhe unë jemi të lumtur, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, deklaroi mesfushori Edvin Kuç për Demokracia.com.

    Edhe kapiteni i skuadrës së basketbollit Golden Eagle Ylli, Gëzim Morina ka vlerësuar të arriturat e tij dhe bashkëlojtarëve, duke theksuar mbrojtjen e titullit kampion.

    “Ka qenë një vit i vështirë, i stërngjeshur me shumë ndeshje. Kam kaluar periudha të mira dhe aso jo edhe aq të mira. Përfaqësimi i qytetit tonë në garat e FIBA Europe Cup për herë të parë në histori ka qenë ndjenjë mjaftë e mirë. Mirëpo, fitimi i titullit kampion i Kosovës për herë të dytë rresht me skuadrën e Golden Eagle Yllit padyshim që ka qenë e arritura më e madhe e këtij viti dhe shpërblim për punën e bërë. Festimi i titullit në Suharekë me mijëra banorë suharekas, do mbetet gjithmonë një kujtim shumë i dashur për mua”, tha Morina për Demokracia.com.

    Ballkani, por edhe Golden Eagle Ylli janë në garë për trofe edhe këtë edicion në dy frontet.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.