Futboll ndërkombëtar

Rabiot tregon se çfarë i pengon në lidhje me Mbappe: Nuk e di pse e bën atë

Rabiot tregon se çfarë i pengon në lidhje me Mbappe: Nuk e di pse e bën atë

Mesfushori francez, Adrien Rabiot, ka treguar se çfarë e irriton në të vërtetë kur bëhet fjalë për bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappe. Dy futbollistët ishin në mesin e më të mirëve te Les Bleus që arritën deri në finale të ‘Katar 2022’, ku pësuan pas ekzekutimit të penalltive nga Argjentina. Duke folur për Le Media Carre,

Besnik Batusha

Mesfushori francez, Adrien Rabiot, ka treguar se çfarë e irriton në të vërtetë kur bëhet fjalë për bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappe.

Dy futbollistët ishin në mesin e më të mirëve te Les Bleus që arritën deri në finale të ‘Katar 2022’, ku pësuan pas ekzekutimit të penalltive nga Argjentina.

Duke folur për Le Media Carre, lojtari i Juventusit shpjegoi një shprehi të çuditshme që e ka sulmuesi i Paris Saint-Germainit.

“Kylian Mbappe vërtet më irriton kur e ndryshon zërin për intervista. Kur bisedon me të gjithë ne, flet normalisht, pastaj gjatë një interviste e ndryshon tërësisht zërin. Nuk e di pse e bën këtë”.

“Është irrituese, vërtet më streson. Mendoj se të gjithë e kanë vënë re”, ka deklaruar Rabiot.

Duke marrë parasysh historinë e përplasjeve dhe debateve të shëmtuara në skuadrën e Francës gjatë fushatave të Kampionatit Botëror, ky është problemi më i vogël i tyre. 

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions