Sporte tjera

Rahoveci me fitore të madhe, eliminon Pejën nga kupa

Rahoveci me fitore të madhe, eliminon Pejën nga kupa

Skuadra e Rahovecit ka shkaktuar befasinë më të madhe në ditën e parë të turneut “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll. “Vreshtarët” kanë eliminuar Pejën në çerekfinale për të siguruar kalimin në gjysmëfinale, ku i pret përballja me skuadrën e Trepçës. Të mërkurën mbrëma, në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci triumfoi me shifrat 90:79

Besnik Batusha

Skuadra e Rahovecit ka shkaktuar befasinë më të madhe në ditën e parë të turneut “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll. “Vreshtarët” kanë eliminuar Pejën në çerekfinale për të siguruar kalimin në gjysmëfinale, ku i pret përballja me skuadrën e Trepçës.

Të mërkurën mbrëma, në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci triumfoi me shifrat 90:79 për t’i dhënë fund shpresave të Pejës për të triumfuar në këtë garë. Rahoveci ishte bindshëm më i mirë dhe më efikas në tentimet për tri pikë për ta shënuar këtë fitore të madhe. Peja e fitoi çerekun e fundit (26:23) dhe luftoi deri në fund për ta kthyer rezultatin, por kjo nuk mjaftoi pasi Rahoveci ishte më i mirë në tri periudhat e para të ndeshjes. Në fakt, Rahoveci dallimin e bëri në fund të çerekut të tretë, kur krijoi epërsinë më të lartë në ndeshje prej 20 pikëve (67:47).

Plejmejkeri i Rahovecit, Jack Pagenkopf ishte më i merituar për këtë fitore, pasi e udhëhoqi ekipin me 23 pikë të shënuara dhe 6 asistime. Në këtë fitore të Rahovecit, kontribuan edhe Edmond Kryeziu e Igor Chumakov, që realizuan nga 14 pikë secili kurse kapiteni Bardh Rexha shtoi 10 pikë e po aq kërcime.

Te Peja, më efikasi ishte Devoe Joseph me 17 pikë të shënuara, i ndjekur nga Arian Qallaku (15) e Jalen Tate. Ndeshja gjysmëfinale ndërmjet Trepçës dhe Rahovecit do të zhvillohet të premten.

PejaRahoveci

Mëshumë nga Sporte tjera

Të gjitha →
Sporte tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë