Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rakitic tallet keq me Lukakun pasi Belgjika u eliminua nga Kupa e Botës: 1 muaj pushim në Split
    Ballina-1

    Rakitic tallet keq me Lukakun pasi Belgjika u eliminua nga Kupa e Botës: 1 muaj pushim në Split

    02/12/2022 16:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-mesfushori i Kroacisë, Ivan Rakitic, nuk mundi të rezistonte talljeve me sulmuesin Romelu Lukakun pasi Belgjika u eliminua nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

    Ishte një natë për t’u harruar ajo e mbrëmshmja për Belgjikën dhe Lukakun, të cilët humbën disa raste të mëdha në pjesën e dytë përpara se ‘Brezi i Artë’ i Roberto Martinez të eliminohej.

    Pas vërshëllimës së fundit, fatkeqi Lukaku u shkatërrua pas humbjeve të disa rasteve. Ai gjeti ngushëllim te ndihmës-trajneri Thierry Henry, i cili u përpoq të ngushëllonte sulmuesin e Interit.

    Por, zhgënjimi filloi shpejt pasi fitorja 2-1 e Marokut kundër Kanadasë u konfirmua dhe ai goditi pjesën e bankinave me grushte të forta.

    Paraqitja e Lukakut për Belgjikën, e cila duhej të mposhtte Kroacinë për t’u kualifikuar, solli mjaft reagime nga mediat sociale.

    Rakitic thanking Lukaku 😂😂 pic.twitter.com/UhdT2gNwyu

    — CroatianSports (@CroatianSoccer) December 1, 2022

    Edhe ish-mesfushori i Kroacisë, Ivan Rakitic, u përfshi tek këto reagime.

    34-vjeçari, i cili u pensionua nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2020 pasi bëri 106 paraqitje për kombëtaren, hyri në Instagram për të bërë zërin e tij të dëgjohet.

    “Le të shkojmë Lukaku!. Duhet t’i paguajmë atij një muaj pushim në Split. Le të shkojmë!”, ishin fjalët e Rakitic në videon e postuar.

    Më pas, pasi ftoi sulmuesin e Chelseat në vendlindjen e tij, Rakitic i dha fund videos duke i puthur kamerës. 

    TË LIDHURA

    “Blindim” apo riformatim, Sylvinho në udhëkryq – Beogradi mund ta ndryshojë skenarin

    16/06/2025 10:37

    PSG shkatërron Atletico Madridin

    15/06/2025 23:10

    Portieri i Aucklandit punon në depo, pranoi dhjetë gola por bëri shtatë pritje

    15/06/2025 21:13

    “10-she në kajmak” – Bayerni e ‘shkatërron’ Aucklandin

    15/06/2025 20:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.