Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rama flet për “nacionalizëm qesharak”, por në vitin 2018 mburrej me festën e Xhakës e Shaqirit
    Ballina-2

    Rama flet për “nacionalizëm qesharak”, por në vitin 2018 mburrej me festën e Xhakës e Shaqirit

    04/12/2022 16:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në një bashkëbisedim me gazetarët edhe për situatën rreth Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit në lidhje me ndeshjen Zvicër – Serbi në Botërorin e futbollit “Katar 2022”.

    Zvicra triumfoi 3:2, ndërsa Shaqiri shënoi një nga golat.

    Rama tha se nuk kishte pse të reagonte vetë pasi është kryeministër i Shqipërisë e jo Zvicrës. Ai ka folur për reagimet e tjerëve.

    “Nacionalizmi është sa qesharak po aq i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme, nuk e shoh të nevojshme. Më duket është për të ardhur keq. Si mund të shkëputen nga skuadra e tyre, dy lojtarë që janë qytetarë të denjë e të nderuar të atij shteti, dhe për këtë arsye luajnë me përfaqësuese, për shkak të kombësisë së tyre, e të përdoren mish për top, për një lojë luftash ballkanike”, tha Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët.

    Por në vitin 2018 në fitoren 2:1 të Zvicrës ndaj Serbisë, Rama, kishte postuar në Facebook fotot e Xhakës e Shaqirit duke festuar me shqiponjë. Ai kishte shkruar “Foto e ditës”.

    Ai madje kishte publikuar edhe në Facebookun e tij nismën “Mos kini frikë nga shqiponja!”, nismë që ishte bërë për të mbledhur fonde për të paguar gjobat e Shaqirit e Xhakës.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.