Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rama ‘godet’ Kurtin për postimin me Xhakën e Shaqirin: Aspak dinjitoze të përdoren për politikë
    Ballina-1

    Rama ‘godet’ Kurtin për postimin me Xhakën e Shaqirin: Aspak dinjitoze të përdoren për politikë

    04/12/2022 13:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “është për të ardhur keq” pritja që ai të reagonte pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë, pasi dy shqiptarë luanin për helvetikët.

    Rama në një konferencë për media sot, tha se ai s’është kryeministër i Zvicrës dhe se nuk është “aspak dinjitoze” që t’i përdorte për politikë futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Këto komente i dha pasi u pyet se pse s’reagoi të premtën në mbrëmje, ashtu siç bëri kryeministri i Kosovës.

    Nuk kuptoj realisht se pse duhej të flisja. Unë s’jam kryeministri i Zvicrës. Jam kryeministri i Shqipërisë dhe nëse do të ndaja nga skuadra kombëtare e Zvicrës dy qytetarë zviceranë që kanë kombësi shqiptare, që janë shqiptarë të cilët ne i shohim me dashuri dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, çfarë do të bëja konkretisht? Do t’i përdorja ato dy figura për politikë. Dhe në një mënyrë aspak dinjitoze, për hir të së vërtetës”, tha Rama.

    “Sepse është ekipi kombëtar i shtetit tjetër. Dhe do t’i fryeja zjarrit të një nacionalizmi – më falni për shprehjen – qesharak. Por nacionalizmi është gjithmonë sa qesharak, aq i rrezikshëm. Nuk është e nevojshme. Nuk e shoh fare të nevojshme dhe më duket që kush e bën këtë, nuk e bën gjënë e duhur”, shtoi ai.

    Pak minuta pasi përfundoi ndeshja Zvicër – Serbi në Katar, Kurti postoi një fotografi të Xhakës dhe Shaqirit, duke shkruar: “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”.

    TË LIDHURA

    Laura Fazliu e jashtëzakonshme – fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

    16/06/2025 18:29

    Endrit Krasniqi kthehet te Shkëndija

    16/06/2025 17:12

    Presidenti Ademi: Kërkojmë fitoren që në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, Kosova është shumë e fortë

    16/06/2025 13:42

    Ademi: Do të bëjmë gjithçka që Foda të vazhdojë me Kosovën

    16/06/2025 13:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.