Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rama për ndeshjen e parë të Kosovës në ragbi: Emocion i veçantë, jam i lumtur që Prishtina ishte nikoqire
    Ballina-2

    Rama për ndeshjen e parë të Kosovës në ragbi: Emocion i veçantë, jam i lumtur që Prishtina ishte nikoqire

    01/04/2023 18:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndjekur nga afër sot ndeshjen e parë të Kosovës në ragbi.

    Kosova u takua me Austrinë në ndeshjen e parë zyrtare në arenën ndërkombëtare.

    Rama theksoi se për të ishte emocion i veçantë që ndoqi ndeshjen nga afër. Ai përgëzoj ekipin kosovar për aksionet dhe shpirtin e lojës.

    I pari i Prishtinës gjithashtu u shpreh i lumtur që për herë të parë kryeqyteti ishte nikoqir i një ndeshjeje ndërkombëtare në ragbi.

    Postimi i plotë nga Rama:

    “Emocion i veçantë të ndjek ekipin e Kosovës në ragbi kundër mysafirëve austriakë.

    Pavarësisht rezultatit të lojës, përgëzoj djemtë e ekipit tonë për aksionet dhe shpirtin e lojës.

    Jam mëse i lumtur që për herë të parë Kryeqyteti është nikoqir i një ndeshjeje ndërkombëtare të ragbit, duke akomoduar dhe mbështetur nevojat e sportistëve tanë”.  

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.