Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ramadani beson në forcën e Shqipërisë
    Ballina-2

    Ramadani beson në forcën e Shqipërisë

    04/12/2023 18:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani beson në forcën e “kuqezinjve” në Kampionatin Evropian që vitin tjetër do të mbahet në Gjermani.

    Në një prononcim për sajtin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Ramadani ka folur për shortin dhe kundërshtarët e Shqipërisë në grup.

    Ai ka pranuar se grupi nuk është i lehtë, duke pasur parasysh se pjesë e tij, janë edhe Spanja, Italia e Kroacia.

    Megjithatë, Ramadani thotë se asgjë nuk është e pamundur dhe insiston se Shqipëria shkon në Gjermani për të marrë maksimumin.

    Kur e thotë këtë, Ramadani bazohet në ciklin kualifikues dhe faktin që Shqipëria la prapa në grup, kundërshtarë të fortë si Çekia e Polonia.

    “Siç e patë grupin tonë, është një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës tone”, ka thënë Ramadani nëpërmjet një video-xhirimi.

    “Edhe në kualifikime në Grupin E kemi pasur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dorëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani. Ju përshëndes të gjithëve dhe forca Shqipëria”.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.