Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ramadani: Çekia kundërshtar i fortë, por ne mund ta mposhtim
    Ballina-2

    Ramadani: Çekia kundërshtar i fortë, por ne mund ta mposhtim

    13/11/2024 12:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani ka dalë në konferencën për shtyp ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes me Çekinë.

    “Të dyja kundërshtaret janë të forta por ne po mendojmë njëherë për Çekinë dhe pastaj për Ukrainën. Po përgatitemi si të luajmë kundër tyre, kemi avantazh tifozët tanë që janë një shtysë e madhe për ne. Në futboll funksionon ndeshje pas ndeshje, presion ka gjithmonë por duhet të dimë ta përballojmë.

    Ndeshjen atje e humbëm prej dueleve dhe topave të gjatë, por këtu duhet të jetë diçka tjetër. Unë me këdo që të luaj ambientohem shpejt, unë mund të rri dhe mbrapa për të ndihmuar mbrojtjen. E di trajneri për mënyrën e vendosjes në fushë. Nuk lodhem asnjëherë, por ata që më ndihmojnë është mirë dhe jap gjithçka për të luajtur më mirë. Nuk i shikoj statistikat, por vetëm analizën e trajnerit, nuk kam kohë për ti shikuar.

    Sulmuesi i Çekisë është shumë i gjatë dhe duhet ta mbulojmë dy veta, është i fortë fizikisht, ai e bën gjithë lojën e Çekisë. Të gjithë që kemi ardhur këtu duam që të marrim rezultatet pozitive. Do bëjmë maksimumin për ti marrë fitore. Do të ndryshojmë qasjen dhe përkushtimin në ndeshje”, tha ai.

    TË LIDHURA

    Galatasaray kompleton transferimin e Leroy Sanes

    12/06/2025 21:50

    Për Zhegrovën hyn në garë një tjetër skuadër e Serie A

    12/06/2025 20:14

    Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

    12/06/2025 19:37

    Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

    12/06/2025 18:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.