Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ramadani: Fitorja bën një rihapje të vogël për titull
    Ballina-1

    Ramadani: Fitorja bën një rihapje të vogël për titull

    20/12/2023 16:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka thënë se fitorja e ekipit të tij ndaj Ballkanit ka bërë që të rihapet pak gara për titull të kampionit.

    Ai ka thënë se lojtarët e tij kanë treguar karakter të fort përballë atyre të Ballkanit.

    “Padyshim se jam i lumtur për rezultatin dhe qasjen në lojë. Lojtarët treguan karakter dhe me plot meritë janë pjesë e Dritës. Është punë e madhe të kthesh rezultat ndaj një rivali për titull të kampionit. Ishte një derbi i vërtetë ku në pjesën e dytë ne duhej ta menaxhonim rezultatin, por nuk lejuam të rrezikohemi. E vetmja mundësi e Ballkanit ishte të na rrezikonte nga goditjet standarde. Jam i lumtur për këtë fitore dhe do të bëjmë një pushim më me gëzim. Me këtë fitore skuadrat do të futen në garë për titull. Kjo fitore në një formë bën rihapje të vogël të garës për titull”, ka thënë Ramadani.

    Ai ka shtuar se fitorja ndaj Ballkanit ka konfirmuar se humbja nga Malisheva ka qenë aksidentale për ekipin e tij.

    “Futbollistët e Dritës kanë qenë edhe para meje. Pra i kam gjetur këtu. Por unë mendoj se kemi gjetur drejtimin e duhur për t’i motivuar dhe nxjerrë maksimumin. Kemi nxjerrë mirë deri tash dhe fitorja ndaj Ballkanit tregoi se humbja nga Malisheva ka qenë aksidentale”, ka thënë trajneri shkupjan.

    Drita mposhti 2:1 Ballkanin në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll. Drita tash është pesë pikë larg vendit të parë që mbahet nga Ballkani, që do ta zhvillojë edhe ndeshjen e fundit të mbetur ndaj Gjilanit në fundjavë.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.