Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ramadani: Koha që ta shkruajmë historinë me Gjilanin
    Ballina-2

    Ramadani: Koha që ta shkruajmë historinë me Gjilanin

    19/04/2023 18:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka thënë pas ndeshjes se finalja e arritur në Kupën e Kosovës nga skuadra e tij është me plot meritë. Gjilani në gjysmëfinale të Kupës e eliminoi Llapin.

    “Derisa arritëm t’i mposhtim në dy takime, nuk mund të thuhet se nuk e merituam finalen. Para dy ditëve na u lëndua në stërvitje Arbër Prekazi, Besar Musolli luajti me temperaturë të lartë. Dha maksimumin ani pse nuk ishte në gjendje të mirë. Edhe Mevlan Zeka ka çaluar nga minuta e parë. I uroj futbollistët për angazhimin. Kanë bërë punë mjaftë të mirë. Deri më 9 janar nuk e kemi ditur se a do të vazhdojmë garat apo jo, ndërsa sot prekim finalen e Kupës. Kjo është meritë e futbollistëve”, tha Ramadani për ArtSport.

    Ramadani theksoi se finalja e Kupës së Kosovës është arritur me mund e sakrificë.

    “Besoj që në asnjë takim, qoftë në kampionat apo në Kupë nuk e kemi kursyer asnjë futbollist. Jemi futur me gjithë fondin. Asnjëherë nuk e kam cekur te lojtarët se ne me këtë fond nuk mund të luftojmë në të dyja garat. Gjithmonë u kam thënë se mundemi dhe kemi kualitet, kemi mundësi. U vërtetua ajo që mundemi, pavarësisht fondit të vogël. Kemi pasur shumë lëndime e suspendime. Jam i lumtur që prekëm finalen por ne përmbushemi vetëm nëse e fitojmë trofeun pas 23 vjetëve. Si duket do të shkruajmë histori të re. Besoj dhe shpresoj. Kam besim te futbollistët. Është viti për të shkruar histori”, theksoi Ramadani. 

    TË LIDHURA

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05

    Mediumi i fuqishëm “Sky” shkruan për selektorin e Kosovës

    12/02/2026 20:01

    Shqipëria njofton kundërshtarët në Ligën e Kombeve 2026/27

    12/02/2026 19:59

    Kosova zbulon kundërshtarët në Ligën e Kombeve 2026/27… Austria, Irlanda dhe Izraeli

    12/02/2026 19:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.