Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ramadani mbyll aventurën në Skoci, transferohet në Itali
    Ballina-1

    Ramadani mbyll aventurën në Skoci, transferohet në Itali

    02/08/2023 20:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ylber Ramadani e mbyll aventurën në Skoci me Aberdeen dhe përgatitet të nisë një eksperiencë të re, në një nga kampionatet më të vlerësuar të Evropës siç është Serie A.

    Mesfushori i kombëtares shqiptare do të kalojë në radhët e Lecces, teksa SuperSport mëson edhe detajet e transferimit.

    Klubi italian ka paguar 1.2 milionë euro për kartonin e Ramadanit ndërsa 10% e kartonit do të mbetet në pronësinë e Aberdeen që mund të arkëtojë sërish në të ardhmen në rast të një tjetër transferimi të lojtarit.

    Vetë ish-futbollisti i Partizanit do të përfitojë një pagë prej 500.000 eurosh në vit në radhët e Lecces teksa ka firmosur një kontratë trevjeçare me opsion rinovimin edhe për një tjetër vit. Vlen të theksohet se në garë për Ramadanin ishte edhe skuadra tjetër e Serie A, Verona, mirëpo Lecce fitoi garën duke qenë se ofroi më shumë dhe kënaqi interesat e Aberdeen.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.