Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ramadani optimist para duelit të parë me Differdange 03
    Ballina-1

    Ramadani optimist para duelit të parë me Differdange 03

    07/07/2025 18:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita ka mbajtur konferencën e fundit për media një ditë para ndeshjes së fazës së parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve ndaj Differdange 03.

    Trajneri Zekirija Ramadani ka folur për shortin, gjendjen e skuadrës si dhe ecurinë e ndeshjes, shkruan Arbresh.info.

    Sipas tij është obligimi moral e kombëtar që klubi i tij ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

    “Na pret një sfidë e re nga viti i kaluar, përveç obligimit profesional dhe moral, kemi edhe obligim shtetëror për ta përfaqësuar sa më mirë jo vetëm Gjilanin por gjithë Kosovën”, tha ai.

    “Ekipi është shumë më mirë në gjendje fizike se vitin e kaluar, kjo na bën më mirë. Kemi fatin që ishim në vazon e favoritëve. Ky është fati jonë ta japim maksimumin, me shumë punë, angazhim ta kalojmë këtë fazë”.

    Sipas tij, Drita është favorit për ta fituar për këtë sfidë.

    “Favorit kryesor në letër është Drita, jam i bindur që me përgatitjet që kemi bërë, ekipi jonë mund t’i luaj, dy apo tri sisteme dhe shpresoj të dal ashtu siç e kemi paramenduar”.

    Ai gjithashtu shpreson dhe beson në mbështetjen e “Intelektualëve”.

    “Mbështetjen më të madhe e presë nga “Intelektualët”, kam një bindje që do të jenë lojtari jonë i 12-t”, deklaroi Ramadani.

    Ndeshja mes Dritës dhe Differdange 03 luhet nesër në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.