Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ramadani pas ndeshjes ndaj Legias: Nuk është një rezultat i keq, do të bëjmë më të mirën në shtëpi
    Ballina-2

    Ramadani pas ndeshjes ndaj Legias: Nuk është një rezultat i keq, do të bëjmë më të mirën në shtëpi

    22/08/2024 21:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka folur pas ndeshjes me Legian ku skuadra e tij pësoi humbje me rezultat 2-0.

    Ramadani përmendi dhe faktin që skuadra e tij luajti me dhjetë veta nga minuta e 30-të, duke thënë se është e vështirë veçanërisht kundër një ekipi si Legia.

    Tutje, Ramadani ka thënë rezultati i sotëm nuk është i keq për Dritën, duke besuar që ndeshja kthyese do të shkojë ndryshe.

    “Para së gjithash, dua t’i përgëzoj lojtarët e mi për përpjekjet që kanë bërë në ndeshje, sepse të luash me dhjetë lojtarë për 60 minuta është shumë e vështirë kundër çdo skuadre, veçanërisht ndaj Legias”

    “Humbëm 2-0, por mendoj se golat e pësuar mund të ishin shmangur. Ne kemi bërë shumë përpjekje në ndeshjen ndaj Varshavës. Ky nuk është një rezultat i keq për ne. Do të bëjmë më të mirën në ndeshjen në shtëpi”.

    “Do të përfitoj nga ky rast për të uruar kundërshtarët e mi për paraqitjen dhe fitoren. Mezi presim të mirëpresim Legian në Prishtinë javën e ardhshme”, ka thënë Ramadani pas ndeshjes.

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.