Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ramadani: Për ta mposhtur dikush Dritën duhet të djersitet shumë
    Ballina-2

    Ramadani: Për ta mposhtur dikush Dritën duhet të djersitet shumë

    26/10/2024 18:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita  do të takohet nesër me FC Malishevën në ndeshjen xhiros së 10-të në Superligë.

    Për sfidën e radhës, por edhe në përgjithësi përgatitjet foli kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani në konferencën me gazetarë një ditë para ndeshjes.

    “Nesër na pret një ndeshje e vështirë, sepse e dimë që FC Malisheva nuk është rastësisht në këtë pozitë dhe këto vitet e fundit ka bërë me të vërtetë lojëra të mira. FC Malisheva duhet respektuar, ka një ekip me lojtarë shumë cilësorë, sidomos reparti sulmues është mjaft i rrezikshëm. Por, dihet objektivi ynë, ne jemi DRITA dhe gjithmonë luftojmë për kreun e tabelës, në çdo takim hyjmë për fitore dhe asnjë gjë tjetër. Nesër mendoj që jemi përgatitur maksimalisht për t’u ballafaquar me FC Malishevën dhe të arrijmë objektivin tonë kryesorë, tre pikëshin”, ka thënë në fillim të konferencës Ramadani.

    Trajneri i gjilanasëve foli për mungesat e futbollistëve të lënduar dhe ndikimin e tyre në skemat e ekipit, por që gjithsesi ata po bëjnë dita ditës më mirë.

    “Gjithsesi secili ka vlerën e vet. Nga fillimi i kampionatit jemi munduar që të bëjmë konkurrencën e mirë në çdo repart, por mungesat normal që e penalizojnë çdo skuadër. Jam i bindur se ata që janë të shëndoshë dhe janë mirë do të japin maksimumin, sepse në fund të fundit secili ka ardhur këtu për të luajtur. Kemi numrin e duhur të futbollistëve dhe në çdo repart mund të zëvendësohet secili”, u përgjigj Ramadani.

    “Kemi skuadër, kemi futbollistë dhe gjithmonë jemi të koncentruar vetëm në ndeshjen e radhës. Jam i bindur se kushdo të na mposht neve duhet të shpenzojë shumë djersë, shumë mund për të arritur te fitorja përballë nesh. Ku është tabela për momentin nuk më intereson fare, derisa ne nuk arrijmë fitoren ose objektivin e ndeshjes.E kam thënë që në fillim, kualitetin e kemi dhe nëse nuk do të bëhet DRITA kampion nuk e di se kush është fajtor përveç meje. Gjithçka është në vendin e duhur, kemi disa lëndime të pa parashikuara, por kemi ekipin e kompletuar, kemi mbështetjen maksimale nga drejtuesit tanë që është shumë e rëndësishme, kemi atmosferë të jashtëzakonshme brenda grupit dhe kjo është arma kryesore e jona”, deklaroi Ramadani.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.