Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ramadani thotë se kartoni i kuq ndikoni në lojën e Dritës
    Ballina-2

    Ramadani thotë se kartoni i kuq ndikoni në lojën e Dritës

    29/07/2025 22:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka vlerësuar lartë përkushtimin e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes ndaj gjigantëve danezë të Copenhagenit në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

    Drita luajti më shumë se një orë me një lojtar më pak, pas përjashtimit me karton të kuq në pjesën e parë – një moment që, sipas Ramadanit, ndikoi dukshëm në rrjedhën e ndeshjes.

    “Përballë një kundërshtari të tillë është e vështirë edhe kur je me 11 lojtarë, e lëre më kur luan me 10. Jam i kënaqur me angazhimin e djemve, treguan karakter dhe disiplinë”, deklaroi trajneri i klubit gjilanas.

    “Nuk pësuam ndonjë humbje të thellë, çka është meritë e tyre, por edhe kundërshtari, në një farë mënyre, ishte i kënaqur me rezultatin”, deklaroi ai pas ndeshjes.

    Ramadani shtoi se ekipi e nisi mirë takimin, por mungesa e përvojës dhe momentet vendimtare bënë diferencën: “Ai karton i kuq ishte vendimtar. Është pjesë e lojës, por vjen nga mungesa e përvojës në ndeshje të këtij niveli”

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.