Braziliani Raphinha ka realizuar “hat-trick” për Barcelonën, që regjistroi fitoren e katërt rresht në La Liga të Spanjës.
Barcelona mposhti 5:2 Sevillas të dielën në “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligas.
Raphinha shënoi dy gola në pjesën e parë. Golin e minutë ssë nëntë dhe të 21-të, braziliani i shënoi nga penalltia.
Dani Olmo realizoi për 3:0 në minutën e 38-të, ndërsa Oso shënoi gol të bukur për mysafirët në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
Raphinha “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 51-të me gjuajtje të saktë.
Golin për 5:1 e shënoi Joao Cancelo në minutën e 60-të.
Sevilla shënoi edhe një gol në fund të ndeshjes. Golin e dytë për mysafirët e shënoi në minutën e 92-të, Dijbril Sow.
Barcelona është forcuar në vendin e parë me 70 pikë.
Sevilla ka 31 pikë.
