Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rapidi do të refuzojë të gjitha ofertat për Albion Rrahmanin në janar
    Ballina-2

    Rapidi do të refuzojë të gjitha ofertat për Albion Rrahmanin në janar

    29/09/2023 19:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Paralajmërimi i Albion Rrahmanit se nuk e ka ndërmend të qëndrojë gjatë te Rapidi i Bukureshtit, ka mobilizuar drejtuesit e skuadrës rumune. “Digisport” shkruan të premten se Rapidi ka marrë vendim të prerë që të refuzojë të gjitha ofertat për Rrahmanin në afatin kalimtar të janarit. Në klub, janë të vendosur ta mbajnë sulmuesin kosovar të paktën deri në fund të këtij edicioni, në të cilin synojnë trofe. 23-vjeçari në muajin gusht iu bashkua Rapidit nga Ballkani i Suharekës për 600 mijë euro dhe me ekipin nga Bukureshti ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

    Ai karrierën e tij te Rapidi e ka nisur furishëm, duke u shndërruar në lojtarin kryesor të ekipit. Në 5 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Rrahmani ka shënuar 6 gola, ndërsa çmimi i tij në treg është rritur në mbi 1 milionë euro. Victor Angelescu, bashkëpronari i Rapidit ka insistuar se as që bëhet fjalë për largimin e Rrahmanit në janar. Ai pretendon se Rapidi synon ta fitojë titullin e kampionit të Rumanisë këtë edicion, me Rrahmanin në përbërje. Pas 10 ndeshjeve të luajtura këtë edicion në kampionatin e Rumanisë, Rapidi zë vendin e tretë në tabelë me 18 pikë, 7 më pak se lideri.

    “Nuk bëhet fjalë që ai të largohet, ka luajtur 4-5 ndeshje, nuk ka gjasa të largohet nga Rapidi. Ne duam ta mbajmë sa më gjatë, të paktën deri në fund të sezonit, kështu që nuk mendojmë për asgjë tjetër. Shpresojmë të fitojmë një titull, një kupë ose të kualifikohemi në garat evropiane. Dhe, pse jo, le ta mbajmë edhe pas kësaj”, ka insistuar Angelescu.

    Në fakt, Angelescu ka thënë se Rrahmani mund të largohet verën e ardhshme, por vetëm për çmimin e duhur. Ka paralajmëruar se ofertat e ulëta për Rrahmanin, Rapidi as që do t’i marrë parasysh. Sipas Angelescut, skuadra rumune do ta caktojë një shumë tejet të lartë për kartonin e Rrahmanit.

    “Ajo që është shumë e qartë është se ne do ta lëshojmë atë vetëm për një shumë që mendojmë se e meriton, e cila është shumë e madhe”, është shprehur Angelescu. “Nëse ai bën punën e tij dhe na ndihmon të arrijmë objektivin tonë, është e qartë se çdo lojtar dëshiron të shkojë në një klub të madh”.

    Angelescu ka pranuar se Rrahmani mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për Rapidin dhe ka shtuar se shpreson që sulmuesi të mos lëndohet, në mënyrë që të vazhdojë me formën e mirë dhe shënimin e golave deri në fund të edicionit.

    “Ai e nisur shumë mirë te Rapidi, por mendoj se për një futbollist është e rëndësishme të mos ketë 4-5 ndeshje të mira, por një sezon të mirë dhe i lutem Zotit që të mos lëndohet, kjo është shumë e rëndësishme për ne”, ka shtuar Angelescu.

    Në fillim të kësaj jave, saktësisht të hënën, ishte vetë Rrahmani që paralajmëroi largimin nga Rapidi. Pas fitores ndaj Clujit me rezultatin 3:1, në të cilën shënoi dy gola dhe bëri një asistim, Rrahmani zbuloi se synon transferimin në një ekip të madh të Evropës.

    “Nuk e di nëse do të qëndroj shumë gjatë këtu, pasi luaj për t’u zhvilluar në karrierë dhe të shkoj në një ekip të madh të Evropës. Dua të luaj në njërën prej top-pesë ligave evropiane”, ishte paralajmërimi i Rrahmanit.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.