Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rapidi i Bukureshtit gjobit futbollistin shqiptar, kishte sjellje jo të mira me trajnerin
    Ballina-2

    Rapidi i Bukureshtit gjobit futbollistin shqiptar, kishte sjellje jo të mira me trajnerin

    01/05/2024 16:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, është gjobitur për veprimin ndaj trajnerit të Rapid Bukureshtit, Bogdan Lobont.

    Krasniqi gjatë zëvendësimit e injoroi trajnerin dhe shkoi direkt për t’u ulur në stol. Më vonë, siç shkruajnë në Rumani, Krasniqi është parë nervoz gjatë qëndrimit në stol. Krasniqi ishte zëvendësuar të mërkurën e kaluar në ndeshjen e gjashtë të plejofit të Superligës së Rumanisë, në humbjen 3:1 ndaj Farulit.

    Njëri prej aksionarëve të Rapidit, Victor Angelescu ka konfirmuar gjobën ndaj 25-vjeçarit, por pa dhënë më shumë informata.

    “Kemi marrë masë disiplinore. Nuk ishte në rregull. Reagimi i Salahut me Kloppin ishte dhjetë herë më i keq. Mund ta konfirmoj se ai nuk është lojtar problematik. Ai nuk na shkaktoi asnjë problem në dhomën e zhveshjes. Është prej të parëve që paraqitet në stërvitje. Ishte reagim zhgënjimi. Ai mori një gjobë të vogël sipas rregullores disiplinore”, ka thënë Angelescu, shkruan “Digi Sport”.

    Trajneri i Rapidit, Bogdan Lobont, ka thënë se rasti është sqaruar dhe se e mbështet lojtarin. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.