Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rapidi po e konsideron kthimin e Rrahmanit
    Ballina-2

    Rapidi po e konsideron kthimin e Rrahmanit

    09/05/2025 17:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pavarësisht se Albion Rrahmani pati nisje të mirë pas transferimit te Sparta e Pragës, ai nuk i përmbushi pritshmëritë e klubit çek.

    Si rezultat i paraqitjeve të cilat nuk janë vlerësuar pozitive, Sparta pritet ta largojë nga skuadra.

    Dhe 24-vjeçari Rrahmani pritet të kthehet në Rumani te skuadra e Rapidit të Bukureshtit, ku shkëlqeu me paraqitje e gola të shënuar.

    Sulmuesi i Kosovës realizoi tetë gola në edicionin aktual, por nuk kanë qenë të mjaftueshme për udhëheqësit e skuadrës çeke.

    Ai pritet të shitet për 2.5 milionë euro, që është gjysma e çmimit me të cilin Rapidi e shiti atë në verën e vitit të kaluar.

    Ish-mbrojtësi i Portugalisë, Geraldo Alves, ka thënë se opsioni më i mirë për Rrahmanin do të ishte Rapidi.

    “Rrahmani është adaptuar mirë në Bukuresht te Rapidi. Ka gjithmonë gjasa që ai të kthehet. Nëse kthehet te Rumania, do të vijë te Rapidi, këtë po e them unë. Rrahmani është ndier shumë mirë te Rapidi dhe bota e njeh atë. Nga të gjitha klubet në Rumani, mendoj se Albioni mund të zhvillohet më së shumti te Rapidi”, ka deklaruar Geraldo, shkruan “Gsp.ro” të premten.

    TË LIDHURA

    Reali i bashkohet Parisit në gjysmëfinale, fiton ndeshjen dramatike

    06/07/2025 00:05

    Gjesti që ‘rrëmbeu’ zemrat e tifozëve: Dembele ia dedikoi Jotas golin e realizuar ndaj Bayern Munich

    05/07/2025 20:37

    PSG-ja kalon në gjysmëfinale, eliminon Bayernin në një ndeshje dramatike

    05/07/2025 20:14

    Rrahmani pritet të qëndrojë te Napoli

    05/07/2025 19:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.