Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Raportohet për një person të vdekur në zhveshtoren e Barcelonës, shtyhet ndeshja ndaj Osasunas
    Ballina-1

    Raportohet për një person të vdekur në zhveshtoren e Barcelonës, shtyhet ndeshja ndaj Osasunas

    08/03/2025 21:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Barcelona ishte paraparë që të luante sot (e shtunë) me fillim nga ora 21:00 në shtëpi ndaj Osasunas, xhiro kjo e vlefshme për javën e 27-të në elitën e futbollit spanjoll. 

    Megjithatë, teksa ka mbetur edhe jo shumë kohë para terminit të caktuar që kjo ndeshje të fillojë, duket se ajo është shtyrë. 

    Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Mundo Deportivo, një anëtar i stafit mjekësor të Barcelonës ka ndërruar jetë papritmas. 

    Madje, mediumi tjetër Cadena SER ka raportuar se kanë qenë vet lojtarët ata të cilët kanë kërkuar që kjo ndeshje të mos luhet. 

    Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e Barcelonës sa i përket këtij rasti. 

    Po thuhet se tashmë ka filluar tërheqja e transmetuesve televizivë nga fusha dhe se përgatitjet e fundit për këtë ndeshje nga të dy ekipet tashmë janë anuluar.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.