Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka kontribuar me asistim në fitoren e Beshiktashit. Të hënën mbrëma Beshiktashi mposhti Konyasporin me rezultatin 2:0, në ndeshjen që i takoi javës së 26-të të Superligës turke.
Rashica asistoi për golin e parë të minutës së 49-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 81-të. Pesë minuta më vonë nga loja doli edhe Ernes Muçi. Për Konyasporin titullar ishin Sokol Çikalleshi, Valon Ethemi, të cilët u larguan nga fusha në minutën e 68-të. Beshiktashi është në vendin e katërt me 43 pikë, kurse Konyaspori në vendi ne parafundit me 25 pikë.