Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rashica dëshiron të qëndrojë te Galatasaray
    Ballina-2

    Rashica dëshiron të qëndrojë te Galatasaray

    06/05/2023 14:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milot Rashica, i cili erdhi në formë huazimi në Galatasaray nga Norwich në ditët e fundit të merkatos së verës, arriti të fitojë në një kohë të shkurtër vlerësimin si nga klubi, ashtu edhe nga tifozët.

    Futbollisti kosovar, i cili thuajse rilindi pas aventurës së tij në Angli, u bë njëri nga futbollistët e preferuar nga tifozët e Galatasarayt. 

    Rashica duket shumë i kënaqur me Galatasarayn.

    Ai tha se dëshiron qëndrimin në klubin e madh turk.

    “Jam shumë i lumtur këtu. Jemi të fokusuar në kampionat dhe dua të kontribuoj për ekipin tim në nivelin më të lartë. Prioriteti im është të qëndroj në Galatasaray. Nuk dua të vlerësoj ofertat e tjera për momentin”, tha 26-vjeçari për median turke, Fanatik.

    Drejtuesit verdhekuq po tentojnë të blejnë kartonin e Rashicës pa pritur përfundimin e sezonit. 

    Mësohet se shuma që duhet të paguajnë për shërbimet e yllit kosovar është rreth 5 milionë euro.

    Rashica ka gjashtë gola e pesë asistime në 26 paraqitje këtë edicion me Galatasarayn. 

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.