Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rashica i thotë “po” Monchengladbachut
    Ballina-2

    Rashica i thotë “po” Monchengladbachut

    04/07/2025 18:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Beshiktashit, Milot Rashica, ka arritur marrëveshje personale me skuadrën gjermane, Borussia Monchengladbach, shkruan të premten mediumi turk “sonbirsoz”.

    Rashica mund të largohet nga Beshiktashi për ta vazhduar karrierën përsëri në elitën e futbollit gjerman.

    Sulmuesi i krahut, Rashica, e ka pranuar ofertën që i është ofruar nga Monchengladbachu. Negociatat mes Beshiktashit dhe Monchengladbachut janë duke vazhduar por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

    Drejtuesit e Beshiktashit nëse pranojnë ofertë prej 9 deri në 10 milionë euro mund ta lirojnë Rashicën.

    29-vjeçari Rashica nga viti 2018 deri në vitin 2021 u paraqit për skuadrën nga Bundesliga gjermane, Werder Bremen.

    Rashica me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai te Beshiktashi u transferua në vitin 2023 nga Norwich City për 5 milionë euro. Rashica në Turqi ka luajtur edhe për Galatasarayn.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.