Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rashica mbetet pa trajner, Beshiktashi shkarton trajnerin
    Ballina-2

    Rashica mbetet pa trajner, Beshiktashi shkarton trajnerin

    22/12/2023 11:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Riza Çalimbay, legjendë e futbollit turk në vitet 1980 dhe 1990, largohet nga posti i trajnerit të Beshiktashit pas vetëm gjashtë javësh. Në qëndrimin e klubit për shkarkimin e tij shkruhet:

    “Si rezultat i mbledhjes së zhvilluar pas ndeshjes kundër Alanyaspor, Bordi ynë Drejtues ka vendosur të ndahet nga trajneri Riza Çalimbay”.

    Beshiktashi humbi 1-3 në shtëpi këtë të enjte ndaj Alanyasporit, një skuadër mjaft modeste, e cila prej javësh ishte në mesin e tri vendeve të fundit.

    Çalimbay, 60 vjeç, ishte mesfushor i Beshiktashit për 16 vjet, nga viti 1980 deri në vitin 1996, duke u bërë pjesë e kombëtares. Ai admirohej nga tifozët turq që i vunë pseudononimin “Milingona Atomike”.

    Çalimbay mori detyrën më 10 nëntor, duke zëvendësuar të riun Burak Yilmaz, i cili kishte vetëm një muaj në këtë pozicion, pasi kishte zëvendësuar veteranin Senol Günes, i cili kishte qëndruar një vit.

    Ai pranoi se skuadra “nuk është në gjendje të mirë” dhe arriti ta çojë nga vendi i pestë në të tretën në Superligë, por dy javë më parë u rikthye në vendin e pestë, me një distancë prej 17 pikësh nga dy rivalët historikë, Fenerbahçe dhe Galatasaray.

    Çalimbay ka punuar që nga viti 2001 si trajner në 13 klube të ndryshme turke, pothuajse të gjitha në Superligë. Beshiktashi, i konsideruar si klubi i tretë më i suksesshëm në vend, ka ndërruar trajner pesë herë në dy vitet e fundit.

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.