Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rashica: Mëkat që po e humbim një shans të madh për kualifikim
    Ballina-1

    Rashica: Mëkat që po e humbim një shans të madh për kualifikim

    13/11/2023 00:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milot Rashica ka thënë se është mëkat që Kosova ka humbur rastin për kualifikim në Euro 2024. Sipas Rashicës, rasti për kualifikim ka ekzistuar.

    “Besoj që është gjithmonë kënaqësi të shënojë, sidomos me Kombëtaren. Kemi pasur periudhë të vështirë në fillim, por po përmirësohemi. Fusha na ka pamundësuar të luajmë lojë të mirë për sy. Por me rëndësi është që shënuam fitoren dhe morëm tri pikët. Mendoj se të gjithë janë të lumtur”, ka thënë Rashica.

    “Aftësia e Muriqit në lojën në ajër më lehtëson shumë punën. Më duhet vetëm ta përcjell atë. Është prej pozitave që më pëlqen më së shumti kjo ku kam luajtur sonte. Lojtarët e rinj janë përshtatur shumë shpejtë. Kanë luajtur lojë të mirë, kanë luftuar për çdo top. Kemi pasur raste edhe më shumë se në ndeshjet e tjera, kur terreni ishte më i mirë. Është dashur t’i shfrytëzojmë edhe dy-tri raste. Tani do të provojmë t’i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme. Është mëkat i madh që po e humbim një mundësi shumë të madhe. Ka qenë shumë e mundshme, por duhet të shikojmë para”, ka thënë Rashica.

    TË LIDHURA

    Nga kontrata milionëshe te poshtërimi publik! Al Nassr ftoi futbollistin slloven dhe më pas e përzuri nga hoteli edhe e ktheu mbrapsht në Holandë

    23/07/2025 19:51

    Taktika e Dritës i ‘çmend’ danezët – trajneri Neestrup dhe sulmuesi Elyounoussi lavdërojnë skuadrën e Zekirija Ramadanit

    23/07/2025 19:01

    FC 2 Korriku nis nga raundi i dytë në UEFA Youth League 2025/26

    23/07/2025 18:58

    Tolaj i gatshëm për shpërthim: Fillimi i mbarë shumë i rëndësishëm

    23/07/2025 15:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.