Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rashica po shkëlqen nën drejtimin e Solskjaerit
    Ballina-1

    Rashica po shkëlqen nën drejtimin e Solskjaerit

    10/03/2025 15:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milot Rashica është duke shkëlqyer në elitën e futbollit turk që prej ardhjes së Ole Gunnar Solskjaerit në krye të gjigantit turk, Beshiktash. 

    Mediumi turk “Odatv”, ka raportuar se Rashica është prej futbollistëve të Beshiktashit që ka pasur ngritje të formës nën drejtimin e norvegjezit Solskjaer. 

    Rashica tashmë i  është shifrës së golave të sezonit të kaluar. 

    Ai gjatë edicionit 2023/2024 shënoi pesë gola dhe bëri shtatë asistime. 

    Ndërsa në edicionin aktual në 30 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka realizuar katër gola dhe ka bërë nëntë asistime. 

    Reprezentuesi i Kosovës prej ardhjes së Solskjaerit te Beshiktashi ka kontribuar me tri gola dhe katër asistime. 

    28-vjeçari Rashica është pjesë shumë e rëndësishme e Beshiktashit në fazën ofensive. 

    Te gjiganti turk luan edhe sulmuesi Ernest Muçi.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.