Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rashica refuzon ofertën për ndërprerje të kontratës
    Ballina-1

    Rashica refuzon ofertën për ndërprerje të kontratës

    31/08/2026 20:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milot Rashica nuk ka pranuar ofertën e Beshiktashit për ndërprerje të kontratës.

    “Beshiktashi po vazhdon përpjekjet për t’u ndarë nga lojtarët që nuk llogarit. Menaxhmenti ka përshpejtuar negociatat për ta ndërprerë kontratën e Milot Rashicës. Megjithatë, është raportuar se futbollisti kosovar dhe agjenti i tij ende nuk i janë përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese”, shkruan mediumi turk “Medya Siyah Beyaz”.

    Rashica me Beshkitashin ka edhe një vit kontratë. Raportohet se paga vjetore e futbollistit të Kosovës është afërsisht 2.5 milionë euro dhe ai nuk është i interesuar ta ndërpresë kontratën e tij aktuale. 

    Është bërë e ditur se disa klube në Evropë kanë shprehur interesim për Rashicën, por paga e tij e lartë po e vështirëson procesin e lëvizjes.

    Rashica nuk u përfshi në ekipin e Beshiktashit për ndeshjen ndaj Çorumit të hënën.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.