Medalistja e bronztë e botës dhe Evropës, Donjeta Sadiku, përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në New Delhi të Indisë.
Përkundër se Ministria e Jashtme e Indisë, dha të hënën ‘dritën e gjelbërt’ për marrjen e vizës për ekipin tonë, disa orë më vonë Federatës së Boksit të Kosovës, iu kushtëzua pjesëmarrja e Donjetës.
Pas reagimeve të shumta së fundmi ka reaguar edhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport duke kërkuar një trajtim të njëjtë të Kosovës si të gjithë pjesmarrësit e tjerë në këtë kampionat botëror.
Reagimi i plotë:
