Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Reagimi i Granit Xhakës në rrjetet sociale pas eliminimit të Zvicrës nga “Katar 2022”
    Ballina-1

    Reagimi i Granit Xhakës në rrjetet sociale pas eliminimit të Zvicrës nga “Katar 2022”

    09/12/2022 16:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale pak ditë pas eliminimit nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

    Zvicra u eliminua në fazën e eliminimit direkt pas humbjes nga Portugalia me rezultat të thellë 6:1.

    Disa ditë pas kësaj humbje, futbollisti nga Kosova, Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në “Instagram” për të bërë një reagim.

    Ylli i Arsenalit ka falënderuar të gjithë për mbështetjen teksa shton se do të rikthehen edhe më të fortë.

    “Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtetë për të ardhur keq që Kupa jonë e Botës përfundoi ashtu siç përfundoi”.

    “Por dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë turneut – kjo do të thotë vërtet shumë për ne”.

    “Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë, Përfaqësuesja e Zvicrës”, ka shkruar Xhaka.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.